Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë goditi Tajvanin dhe u ndje në kryeqytetin Taipei, me shërbimin lokal të motit që raportoi një magnitudë prej 5.9 ballë dhe me qendër në qarkun Hualien në pjesën lindore të vendit.

Tërmeti i kësaj të hëne ka ndodhur rreth orës 17:08 me orën lokale, sipas shërbimit meteorologjik të Tajvanit.

Një seri pasgoditjesh pasuan, me më të fortat rreth orës 22:15 me orën lokale, sipas reporterëve të AFP.

Shërbimi meteorologjik i Tajvanit njoftoi se bëhej fjalë për një tërmet me magnitudë 5.9 ballë, me thellësi fokale 8.6 kilometra, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGC) tha se ishte një tërmet me magnitudë 5.8.