Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lekaj me kritika ndaj Qeverisë: Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi për ta ndihmuar vendin

 
   

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë në Gjakovë.

Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, duke ndarë fotografi nga kjo mbledhje ka shkruar se “Kosova, me qeverisjen e Kurtit, po përjeton një rënie në planin ndërkombëtar dhe regres në zhvillim ekonomik që po shkakton mbylljen e bizneseve dhe largimin e qytetarëve nga vendi”.

Sipas tij, Aleanca Aleanca është gati të marrë përgjegjësi për të ndihmuar vendin, duke u bazuar në përvojën dhe sukseset tona në qeverisjen e komunave dhe në nivel kombëtar me liderin Haradinaj.

Postimi i plotë:

Mbledhjen e kryesisë e mbajtëm në Gjakovë, të mirëpritur nga Kryetari Ardian Gjini.

Kosova, me qeverisjen e Kurtit, po përjeton një rënie në planin ndërkombëtar dhe regres në zhvillim ekonomik që po shkakton mbylljen e bizneseve dhe largimin e qytetarëve nga vendi.

Aleanca është gati të marrë përgjegjësi për të ndihmuar vendin, duke u bazuar në përvojën dhe sukseset tona në qeverisjen e komunave dhe në nivel kombëtar me liderin Haradinaj!