Avokati Leonard Karaj, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se problem i Metës është Amerika që është pas SPAK-ut, duke shtuar më tej se organi i anti-korrupsionit është sulmuar edhe nga Rama e Berisha.
“Meta nuk ka frikë nga SPAK. E di mirë që ëhstë organ i përbërë nga shqi[ptar, të manipulueshëm. Problem i madh i Metës është Amerika, është mbrojtësi kryesor i SPAK, nuk jemi të verbër të themi që Dumani dhe ata të tjerët janë aq të fortë sa të mos hanë presion. Meta e ka problemin me Amerikën.
E ka kaluar edhe pëtej asaj të zotit Berisha që thotë SKAP. SPAK në raport me çështjet në hetim sheh ecurinë e hetimeve të veta dhe sheh afatetet ligjore. Metodat speciale të SPAK kanë për qëllim zhbërjen e kësaj klase politike.
SPAK ka mbrojtjen e amerikës. Është sulmuar edhe nga Edi Rama, Sali Berisha dhe tani Meta. Përveç Lulit. Përderisa e sulmojnë të gjithë këta, e kanë me ata përtej oqeanit”, thekson avokati.