Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Je truri i lojës në çift”, Juli përballet me Heidin: Të konsideroj lojtare më të fortë se Romeo, por nuk të respektoj më si dikur

Heidi dhe Juli patën mundësinë të sqarohen sonte në Big Brother VIP, të vetëm në sallon, teksa banorët e tjerë i dëgjonin nga dhoma e gjumit.

Sipas Julit, ai e ka humbur respektin për Heidin pasi kjo e fundit ka ndryshuar pas lidhjes me Romeon, sepse e mbron edhe kur nuk ka të drejtë.

Juli: Kur kishte gabim Romeo ia the në sy, tani e mbron edhe kur ka gabim. Pse papritur ndryshove dhe nuk the as mendimin tënd. Unë të konsideroj si lojtare, të konsideroj më shumë se atë. Ti je truri i lojës në çift, për sot nuk të respektoj më si dikur.

Heidi: Kohët e fundit i kishim sheshuar gjërat, më ka mbrojtur te pjesa e ndjenjave. Papritur u bëra 100% lojtare, është e pamundur të flasësh me Julin se ka pas mburoja. Mendoj që Juli i manipulon gjërat shumë mirë

Juli: Debatet tona nuk janë të shpeshtat. Nuk dua të zihem në sy të tjertve me Heidin sepse më duket një banilitet teknik, ma ke thënë s’ma ke thënë.

Arbër Hajdari: Juli është koherent, por jemi 1 muaj larg finales dhe njeriu e ka vetë në dorë mënyrën se si e merr qasjen.

Heidi: Unë e marr lojën si më vjen në marrëdhënie me njerzit. Me Julin nuk kam kërkuar aleancë, kështu na ka shkuar marrëdhënia. Nuk e kam menduar më duhet apo jo Juli.

I pyetur nëse ‘sikur Heidi mos ishte në një lidhje me Romeon si do ishte raporti juaj?’, Juli u përgjigj ‘Nuk e di, nuk e kam idenë. Nuk ndikon se është Romeo në mes.’