Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja e LDK-së i reagon ministrit Krasniqi: Këto janë faktet për grantin për komuna, mos baltosni qeveritë e kaluara

 
   

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Ekonomisë, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me “Grantin e Performancës për Komunat”, duke thënë se do të ishte më mirë për qeverinë të fokusohet në punë e më pak në baltosjen e punëve që kanë bërë qeveritë e kaluara.

Bajrami përmes një shkrimi në facebook, ka listuar faktet për grantin, ku sipas saj, fakte këto që ministri Krasniqi i di apo mund t’i verifikojë me stafin dhe arkivën.

Postimi i plotë:

Minister Elbert Krasniqi,

E vërteta është se ‘Grantin e Përformancës për Komunat’ as nuk e ke gjetë të anuluar, as nuk e ka pasë kredibilitetin e dëmtuar. Dhe për hir të së vertetës po i listoj të gjitha faktet lidhur grantin e përformancës për komunat, fakte këto që ju i dini ose lehtë mund t’i verifikoni me stafin dhe arkivën e ministrisë ku udhëhiqni:

1. Sistemi i përformancës komunale ishte iniciative e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, MAPL-së në vitin 2008, kur MAPL udhëhiqej nga ministri i LDK-së Sadri Ferati. Iniciativa e tillë në atë kohë u mbështet nga projekti i USAID DEMI.

2. Granti i bazuar në përformancë komunale, u krijua me iniciativën e MAPL-së për të bashkuar fondet e MAPL-së dhe të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, SDC përmes projektit DEMOS.

3. Vendimi për bashkimin e fondeve të MAPL-së dhe fondeve të SDC-së për krijimin e grantit të përformances është marrë në 2017 (në kohën e Qeverisë Mustafa). Ajo marrëveshje ka validitet deri vitin tjetër (ku sipas disa informatave nga SDC nuk do të këtë një fazë të re të përkrahjës me fonde për këtë grant).

4. Granti i përformances i cili ishte anuluar nga Ministri Rakiq në vitin 2020, ishte vendosur në projekt-buxhet të vitit 2021 nga Qeveria Hoti, në mbledhjen e qeverisë ku MAPL përfaqësohej nga zv.ministrja Fatbardha Emini, dmth. 5 muaj para se t’i ta merrje detyrën si ministër i MAPL-së në Qeverinë Kurti II. Dmth. granti i përformancës vetëm se ishte përfshirë ne draft-ligjin për buxhetin vjetor 2021, i cili me pas ishte miratuar nga Parlamenti dhe është bërë pjesë e Ligjit të buxhetit ende pa ardhë ju në qeveri.

5. Sa i përket kredibilitetit, si është e mundur të kontestohet kur në Komisionin e Granteve përveç përfaqesuesit të MAPL-së dhe Ministrisë së Financave, MF që përfaqësohej nga drejtori i buxhetit, kanë marrë pjesë përfaqesuesit e agjencive zhvillimore të Zvicres, Suedisë dhe Norvegjisë; përfaqesues të shoqerisë civile si Kallxo dhe GAP si dhe përfaqesuesi nga ZKA (ZKA ka qënë e përfaqësuar nga auditorja që sot mban pozitën e auditorës së përgjithshme).

6. Poashtu edhe programimi i IPAs ishte realizuar pas një komunikim konsistent ndërmjet Zyrës së BE-së dhe MAPL-së të mbështetur nga SDC-DEMOS gjatë vitit 2020.

7. Për men tepër niciativa për të hartuar Ligjin për përformancë komunale ka filluar në qeverinë Hoti, me mbështetje të vetë Kryeministrit në atë kohë, me qëllim që granti të këtë qëndrueshmëri dhe të mos varet nga vullneti politik i askujt. Në atë kohë kishte filluar draftimi i koncept dokumentit (koncept- dokumenti ka dalë në konsultim publik me datën 14.04.2021), dmth. draftimi koncept dokumentit ka qënë i përgatitur kur Qeveria e juaj e ka marrë detyrën.

Në secilin hap të lartpërmendur kotribut të paçmuar ka dhënë sekretarja e përhershme e MAPL-së dhe kur folë për kredibilitet fol me donatorët edhe për punën që ka bërë sekretarja në atë kohë. Ata të tregojnë çka është kredibiliteti.

Dhe në fund, ministër shumë më mirë do të ishte për ty dhe për vendin që të fokusoheni me shumë në punë e më pak në baltosjën e çdo pune të mirë që kanë bërë plotë profesionistë/shërbyes civil e qevertiarë në të kaluarën.

#faktetparapropagandës

Lidhja Demokratike e Kosovës