Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar me përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Von Cramon tha se ka pasur takim të rëndësishëm me përfaqësuesit shqiptar, ku pjesë e takimit ishin Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa.
Ajo tha se diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Serbia është i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.
“Takimi i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë.
Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga qeveria e Serbisë është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, ka shkruar Cramon.