Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Emocionuese/ Fëmija i mitur pret tek dera e burgut babain, i dënuari përfitoi nga amnistia penale

Shumë të dënuar sot kanë dalë nga burgu, pasi kanë përfituar nga Amnistia Penale. Rastet kanë qenë nga më të ndryshmet, por një i veçante ishte momenti kur një fëmijë i mitur pret të atin tek dera e burgut.

Fëmijë ka qenë tek dera e burgut dhe në momentin që i ati ka dalë ai e ka marrë në krah të birin.

I dënuari në burgun e Drenovës në Korçe nuk pranoi të flasë për mediat, por emocionet kanë qenë të shumta.

Ndërkohë një tjetër i dënuar për trafik droge ka përfituar nga amnistia.

“Kam qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Me institucionin jam i kënaqur. Liria nuk paguhet. Unë isha dënuar 7 vjet. 2 vjet e gjysmë kam bërë burg fizik, por kam bërë edhe arrest shtëpie”, tha Klement Omeri nga Konispoli.