Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktori i njohur Agron Llakaj

Aktori i njohur dhe shumë i dashur i humorit, Agron Llakaj feston sot 64-vjetorin e lindjes.

Llakaj është një nga aktorët që ka dhuruar kontribute shumë të mëdha për artin në Shqipëri duke sjellë të qeshura pafund në shtëpitë e çdo shqiptari.

Fillimet artistike i ka në shtëpinë e kulturës së Memaliajt nga viti 1978 deri në 1987, si këngëtar dhe parodist.

Më vonë u bë i njohur në zhanrin e imitimit, zakonisht duke imituar komentatorët e futbollit dhe folësit e lajmeve po aq sa edhe emra të mirënjohur nga ekrani dhe humori.

Ai njihet për imitimin e personaliteteve politike si Sali Berisha, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, e shume personazhe te tjere.

Llakaj ka një galeri të pasur të personazheve me humor, si Xha Temja, Aneja, Jorgaq fotografi, Sul agjenti, Fiqo, Visho, e të tjerë.

Ai u dekorua në 2010 nga Presidenti Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”.