Bashkëshorti i Presidentes Osmani, Prindon Sadriu në një postim të tij në facebook, ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka bërë thirrje që Vuçiqi, Osmani e Kurti t’i lënë mënjanë provokimet.
Sadriu e ka quajtur Pacollin pro-rus derisa ka thënë se është në hall për me zbehë suksesin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Postimi i plotë:
Vuçiçi, një mik i ngushtë i Putinit, qenka mbrojtë nga sulmet që po i vijnë nga gjitha anët. Pro rusët në Kosovë qenkan në hall të madh si me zbehë suksesin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Edhe këtë nivel të paturpsisë e përjetuam.