Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Numërohen mbi 80 % të votave, këto janë rezultatet në Maqedoninë Veriore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar deri më tash 81.06 për qind të votave ose 1 milion e 470 mijë e 669 për raundin e parë të zgjedhjeve të shtata presidenciale.
Prin kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska me 40.05 për qind, pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19.55.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 14.15 për qind, Arben Taravari nga VLEN 9.99 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.47, Biljana Vankosvka Cvetkovska “E Majta” 4.30 dhe Stevco Jakimovksi, kryetari i Karposhi Shkup me 0.72 për qind.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote ka qenë 719.175. Deri më tash janë 19.490 fletëvotime të pavlefshme.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar për presidentin e tyre të ardhshëm.

Raundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.814.317.

Sipas Këshillit Shtetëror Zgjedhor, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar 49.27 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Rezulatet live