Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U hakmor për djegien e shtëpisë, ja si u godit për vdekje viktima

Vrasja e rëndë që ka ndodhur në Pejë ka pasur si motiv hakmarrjen. Viktima Ilir Osmani u godit për vdekje me makinë nga i dyshuari Sergio Jonuzi.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur pasi Ilir Osmani, dyshohet se ia kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi. Në shenjë hakmarrje, ky i fundit, po dyshohet se ia ka zënë pritën sot dhe e ka goditur qëllimisht për vdekje.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se edhe në Shqipëri, palët kanë pasur një rast të hapur në polici.