Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Acarohen raportet Lubjanë-Beograd, shkak fjalimi i Zbogar në OKB ku përmendi masakrat serbe dhe Fahrije Hotin

Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shpërthejë me ofendime drejt Sllovenise dhe popullit slloven.

Gjatë fjalimit të tij, Zbogar ka përmendur kohën kur ai ishte në Kosovë dhe i bëri vizitë në vendet ku u kryen masakrat më të mëdha në Kosovë.

Zbogar foli për masakrën e Mejës dhe Krushës së Madhe gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së dhe për një moment iu drejtua Fahrije Hotit të mbijetuarës së masakrës së Krushës duke thënë se e njohu sapo hyri në sallën e KS të OKB-së.

Ai përmendi edhe shifrat e njerëzve që janë vrarë në atë territor gjatë luftës në Kosovë.

E duket se kjo nuk i pëlqeu fare Vuçiqit. Presidenti serb në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve.

Të martën, Vuçiq u ankua se Serbia ra në një kurth që i kishin vënë SHBA-të, Zvicra dhe Sllovenia.

Madje këtë të fundit e cilësoi si shtet të ndryrë, derisa po komentonte seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

“Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh me amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, tha Vuçiq.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit slloven Robert Golob.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve”, thuhet në reagimin e tij.

Madje vetë mediat serbe, një veprim të presidentit serb e kanë quajtur “Skandali të ri diplomatik i Vuçiqit…”.