Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Rastin zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi.
Përndryshe, në Banjskë të Zveçanit, në orët e para të 24 shtatorit të vitit të kaluar ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa ishin plagosur dy zyrtarë të tjerë policorë.
Ndërkohë, tre terroristë kishin mbetur të vrarë nga Policia e Kosovës.