Indeksonline ka publikuar dje një rast ku një qytetar shihet duke përdorur forcën ndaj dy femrave në një vendparkim të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Sylejman Vokshi”.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se qytetari i dhunshëm është Bekim Catot nga Mitrovica.
Ai është arrestuar pasditën e djeshme në Pejë.
Në njoftimin e policisë thuhet se Catot ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar shoferët e veturave të aksidentuara.
View this post on Instagram