Aktori i njohur Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e opozitës të zhvilluara para bashkisë së Tiranës.
Ai i bëri thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë, për të detyruar kryebashkiakun që të japë dorëheqje.
Mehdi Malkaj: Me tollonin mirë jeni? Dua të më bëni një nder të vogël, e dua edhe nga policët, të lëshojmë një klithme që të shkojë deri tek kryeministria. Rroftë teatri. Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet e bukura të Evropës sepse ka mal. Më gjeni ku është mali? Ky krimineli e zhduku Dajtin. Mua më pëlqejnë shprehjet popullore. Fshati digjet dhe kurva krihet. Gjejeni vetë kush është kurva. Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq