Bëhet fjalë për dy raste në Podujevë, një në Lipjan, një në Fushë Kosovë, një në Klinë dhe dy në Malishevë.
Lipjan / Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Podujevë /Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë /Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.
Fushë Kosovë / Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare vazhdimisht ka shkaktuar probleme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është iniciuar rasti dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Klinë / Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Malishevë / Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Malishevë / Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.