Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka sfiduar Monika Kryemadhin për të shkuar së bashku në votim, nëse ajo dëshiron që të qëndrojë në Kryesinë e kësaj force politike.
ilir meta
Ilir Meta u shpreh se Konventa nuk është kundër Monika Kryemadhit por për të luftuar nepotizmin.
“Nëse do që të qëndrojë në Kryesi le të votohemi të dy dhe unë respektoj çdo vendim të forumit të partisë”, u shpreh Meta, jashtë Pallatit të Kongresve para nisjes së Konventës së PL-së.
Ilir Meta: Kush e ka gënjyer Monikën? Si largohet Monika? Është deputete dhe mund ë zgjidhet sa herë të dëshirojë, ka mbi 20 mijë vota, dyfishin e Luciano Boçit.
Do t’i japim fund nepotizmit sepse nepotizimi e solli PL në atë situatë që dëmtoi pluralizmin dhe ndihmoi mafien për fat të keq që të kapë të gjitha pushtetet. Kjo nuk është Konventë kundër Monikës, por për 5 prioritetet për 4 mln shqiptarë plus.
Ka punë për të tërë, po s‘ka profesionistë tha ai, ai torollaku, i mori vulën doktorit ai. Do që t’ia marrë edhe partisë së lirisë ai.
Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni ndaj nepozitimit sepse duke qenë osh kryetare e Partisë, duke qenë deputete sot, por edhe nesër kjo varet nga kontributi i saj, ajo është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, në Kryesi jemi të dy të barabartë. Nëse do që të qëndrojë në Kryesi le të votohemi të dy dhe unë respektoj çdo vendim të forumit të partisë.