Asociacioni i kumonave me shumicë serbe po del të jetë një problem serioz për Kosovën.
Kryeminsitri Albin Kurti, ka thënë se “Unë kam propozuar që ta shkruaj draftin më 18 mars në Ohër, por nuk është pranuar një gjë e tillë. Kjo është refuzuar nga Serbia. Tash, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është në kuadër të nenit 10 të 39 marrëveshjeve që i kanë bërë paraardhësit e mi, të marrëveshjes bazike. Nuk konsideroj që është në rregull që Asociacioni të nxirret nga marrëveshja bazike, të vendoset në qendër si prioritet, dhe që marrëveshja bazike të spostohet në prapavijë.
Të gjitha këto janë pjesë të diskutimeve që po i bëjmë. Ne e mbështesim raportin e zonjës Dora Bakoyannis, e cila ka qenë ministre e punëve të jashtme të Greqisë, të një shteti që vazhdon të jetë mosnjohës, dhe e cila e ka thënë qartë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka një marrëveshje që po shkelet nga Serbia, nuk duhet të ngatërrohet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilin ne i kemi plotësuar të gjitha parakushtet”, ka thënë Kurti gjatë një interviste për DW.
Se a do të bëhet Asociacioni nuk dihet!?
Juristi Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kurti është e pamundshme ta themelojë asociaiconin, duke shtuar se themelimi i asociacionit do të ishte fundi politik i Kurtit.
“Kurti vështirë, apo e pamundshme është të merret me themelimin e asociacionit, ai tërë karrierën e tij politike e ka të ndërtuar në mos pranim të asociacionit, andaj nuk ka seriozitet në këtë temë politika ndërkombëtare e ka kushtëzuar deri diku Kurtin në anëtarësim në KE, pra ai duhet të fillojë me hapa konkret në themelimin e këtij asociacioni, por se Kurti sipas asaj se çfarë bën e çfarë thotë gati është e pamundshme të bëj këtë veprim, 24 hektar që iu dhënë Manastirit ka qenë kompromisi i fundit i tij.
Themelimi i asociacionit do të ishte fundi politik i Kurtit, andaj nuk e besojë se ai do të ketë guxim politik për të bërë një entitet juridik serb brenda shtetit të pavarur të Kosovës”, thotë ai.
Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk do ta pranonte draftin e BE dhe se me këtë pastaj serbët i pavarëson nga Qeveria.
“Kurti pretendon të fitoj edhe një mandat me këtë lojë për asociacionin.
Besoj se këtë do ta bënte Kurti, edhe pse ai do ta dërgonte draftin për asociacionin në Gjykatë Kushtetuese, por asnjëherë s’do të pranonte asociacionin me këtë draftin e BE, i cili serbët i integron dhe i pavarëson nga Qeveria në kuptimin politik dhe ekzekutive nga Shteti i Kosovës.
Pra, gjasat janë krejtësisht minimale kjo të ndodhë me Kurtin”, përfundon ai për “Bota sot”.