Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hulumtimi i RAI për Shqipërinë, Meloni: Rama u sulmua sepse e ndihmoi Italinë

Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të RAI3, në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Rama u lincua sepse ndihmoi Italinë me emigrantët”, tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane të 8 dhe 9 qershorit, raportojnë mediat italiane.

“Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën, por zgjodhën ta linçonin. Organizuan një dokumentar për Shqipërinë në të cilin e portretizonin si një narko-shtet. Solidaritet me Ramën, Tiranën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha më tej Meloni.

Në hulumtimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione që sipas emisionit “Report”, eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit.

Sipas hulumtimit të RAI3 njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i cili ka mbrojtur më parë njerëz të botës së krimit.