Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Borrell dhe Fidan flasin për raportet BE- Turqi dhe situatën në Gaza

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseb Borrell dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan kanë zhvilluar një takim.

Siç ka njoftuar Borrell ata kanë pasur një diskutim të mirë për raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë si dhe për situatën në Gaza.

“Diskutim i mirë për marrëdhëniet BE-Turqi. Bashkëpunimi dhe angazhimi ynë duhet të vazhdojë. Ne ramë dakord për urgjencën për të adresuar çështjet rajonale dhe në veçanti për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gaza, ka shkruar Borrell në X.