Më 28 nëntor, e vendosi flamurin kombëtar në objektin e Komunës së Preshevës.
E gjashtë muaj pas vendosjes së tij, ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi e pranoi një dënim.
Sipas Arifit, kjo është hera e tetë që Qeveria e Serbisë po e dënon.
E dënimi për vendosjen e flamurit nuk është i vogël.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës dënohen nga 1000 deri ne 1500 euro për vendosjen e tij.
Njëjtë sikur Arifi, është dënuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Por kësaj here, Lutfiu nuk do të paraqitet në gjykatën e Bujanocit por më larg.
“Kësaj radhe dënimin e kam pranuar për në vendin tjetër…”, ka thënë ai.
Ai madje thotë se për këto dënime, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ishte i informuar.
Dënime të tilla, përveç krerëve të partive në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nga shteti i Serbisë marrin edhe qytetarët.