Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari i Zveçanit vendoset në objektin e Komunës

 
   

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë punën në objektin e Komunës në Zveçan.

Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës e ka nisur me drejtorët e drejtorive komunale.

Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë të mirë te të gjithë qytetarëve të Zveçanit.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, nga radhët e PDK-së, ka dhënë betimin më 25 05 2023.

Ai i kishte fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura për kryetarë, të cilat u mbajtën në katër komunat veriore më 23 prill.