Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mori hak për tradhtinë! Vdes në spital shqiptari që vrau të dashurën dhe partnerin

Nuk e pranoi dot “tradhtinë” e gruas me të cilën kishte qenë i lidhur.

Për të marrë hak, pastiçieri shqiptar Dritan Demiraj, kishte zbatuar një plan djallëzor, që kulmoi me një vrasje të dyfishtë: atë të Silvio Mannina, (partneri i ish të dashurës) të cilin e kishte torturuar dhe vrarë mbrëmjen e 28 shkurtit 2014, pasi e joshi në një kurth në Rimini dhe atë të ish-partneres së tij Lidia Nusdorfi, masakruar të nesërmen me 11 plagë me thikë në nënkalimin e stacionit Mozzate, në zonën e Como.

Mediet italiane bëjnë me dije se 10 vjet pas krimit të tmerrshëm Demiraj ka ndërruar jetë në shtratin e një spitali. Ai kishte përfunduar atje tetë vjet më parë, pasi ishte goditur me grushte dhe shkelma nga një ish-boksier rumun, në korridoret e burgut dhe që atëherë nuk ishte larguar kurrë nga spitali, duke mbetur i gozhduar në shtrat.