Gjatë konferencës “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” kryeministri Rama ka lajmeruar se në muajin maj do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.
Kryeministri Rama tha se ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut, ndërsa në korrik hapet edhe segmenti Thumanë-Kashar.
“Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut”, tha Rama.