Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Kështu njofton Prokuroria Speciale.
Sipas njoftimit të akuzuarit H.H., B.H dhe H.Z., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’.
Kurse, të akuzuarit Sh.S., S.K., B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.