Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë familjen. Kështu thotë deputeti i VV-së, Eman Rrahmani lidhur me Projekt-kodin e ri Civil, të cilin kryeministri Albin Kurti ditë më parë tha se Qeveria e Kosovës planifikon të kalojë Projekt-kodin e ri Civil gjatë muajit maj.
“KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN!
Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!”, shkruan Rrahmani në Facebook.
Kryeministri u shpreh i sigurt se do të arrijë shumicën parlamentare që ky projekt-kod të kalojë.
“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti.
Në këtë projekt-kod bën pjesë edhe bashkësia e të njëjtës gjini, për çka pati marrë kundërshtime nga vetë deputetët e partisë së tij.