Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Si ta shmangni vetminë

Shumica e njerëzve bëjnë çmos që të mos ndjehen të vetmuar. Studiuesi Sam Carr, në fakt e ka pranuar këtë situatë. Pedagogu i University of Bath i vetëshpallur “dijetar i vetmisë” ka studiuar për gjashtë vite këtë ndjenjë duke intervistuar 100 njerëz të ndryshëm.

“Vitet e fundit kam kuptuar se vetmia është një pjesë e të gjitha vuajtjeve njerëzore. Unë nuk e shoh si patologji të padëshiruar që mund të kurohet, por si pjesë e pashmangshme e jetës. Të jesh i/e gjallë do të thotë jesh i/e vetmuar,” thotë ai.

Me fjalë të tjera, ky studiues beson se vetmia është ndjenjë krejtësisht e natyrshme që nuk mund dhe nuk duhet të shmanget.

Këshilla e tij më e mirë kur ndiheni të vetmuar: Flisni për këtë!

Nëse jeni duke përjetuar vetminë, ky pedagog rekomandon që të mos e injoroni atë ose të përpiqeni të largoni ndjenjën. Ai e krahason vetminë me pikëllimin, një emocion që ai thotë se mund të përmirësohet vetëm nëse “kaloni përmes kësaj ndjenje”. Pra, flisni me njerëzit tuaj më të afërt për vetminë, si po e përjetoni, si doni që ta kaloni si fazë etj.

Marrëdhëniet tona janë një burim shërimi dhe mirëqenieje, pasi ato mund të na ndihmojnë të kemi një jetë më të shëndetshme, më të përmbushur dhe më produktive. Të folurit për vetminë mund të jetë “një shtysë reale për ndjeshmërinë”.