Edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, Shkëlqim Bega ka vendosur që të ndajë me publikun një histori të trishtë nga fëmijëria e tij.
Gjatë një bisede me Graciano Taganin, boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.
Bega tha se babai i tij nuk u martua më, duke ua kushtuar jetën fëmijëve të tyre, të cilët tashmë i ka si shokë.
“Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurt” – iu drejtua balerini duke e ngushëlluar Çimin për humbjen e nënës së tij.
Shkëlqimi: Fëmijëria jote ka qenë bardh e zi, por e imja ka qenë me trauma. Janë shumë gjëra që s’ke pasur fëmijëri
Graciano: Besoj që motrat të kanë ndihmuar shumë
Shkëlqimi: Po, por edhe ato e kanë përjetuar
Graciano: Po babai jot a krijoj ndonjë marrëdhënie tjetër apo jo.
Graciano: Ua dedikoj jetën vetëm ju
Shkëlqimi: E kam si shok. Janë gjëra që nuk jam as i pari dhe as i fundit që i ndodhin, por janë të forta
Graciano: Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurt. Sa mirë se e ke gjetur veten që punon
Shkëlqimi: Më pëlqen më shumë puna në lëvizje
View this post on Instagram