Shkëlqim Bega është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Mbrëmë teksa të gjithë banorët ishin te dhoma e gjumit, Julian Deda e ka ngacmuar atë.
Aktori i njohur e thërret dhe me shaka i thotë “o Çim, Egla është beqare”, duke shkaktuar të qeshura në dhomë. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj nisi duke ironizuar situatën dhe imitonte Eglën.
Por me humor nuk e mori aspak Françeska Murati, e cila nisi duke bërtitur për të qeshurat pasi ishin ulur për të fjetur. Ajo u kërkon atyre që të dalin jashtë nëse duan që të bëjnë muhabet.
“Dilni jashtë mo, keni gjithë këtë shtëpi bosh. A keni edukatë a nuk keni edukatë? Na çmendet, na lini të flemë. Stop”, thotë Françeska.
Pjesë nga biseda:
Juli: O Çim, është beqare Egla
Egla: Ça tha, ça tha?
Juli: Egla është beqare
Egla: Ça idiotësh jeni o Zot
Romeo: Më çmendët fare
Egla: O Jul, si nuk u more njëherë me veten
Juli: Çimi më lehtë Çimi
Françeska: Po ju bërtas të gjithëve, ça po ndodh?