Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
Po ashtu, kanë bërë të ditur se tashmë janë duke u zhvilluar hetime intensive për kapjen e personit në fjalë.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Teksa më tej, kanë vendosur numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës.