Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë për “Berliner Morgenpost”, Spajiq ka thënë se vendi i tij synon të ketë raporte të mira me Serbinë, por jo duke hequr dorë nga objektivat e veta strategjike.

“E duam Serbinë. Është shteti ynë fqinj dhe një partner i rëndësishëm tregtar. Rreth 40 për qind e turistëve janë serbë etnikë. Është shumë me rëndësi për ne të mbajmë raporte të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga objektivat tona strategjike, për rrugën tonë evropiane, për anëtarësimin në NATO dhe njohjen e Kosovës. Do të ndihmojmë që Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me Evropën”, ka deklaruar Spajiq në këtë intervistë.