Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se korrupsioni në Qeverinë Kurti është bërë dukuri normale.
Ai duke folur për raportin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka thënë po mbrohen të korruptuarit.
Korrupsioni në këtë qeveri është shndërruar në dukuri normale, fatkeqësia për vendin është se këta po i mbrojnë të korruptuarit, ndërsa kanë ardhë me premtimin për ta luftuar korrupsionin. Kemi ministra të dënuar nga gjykata, ministra që janë në hetime, ka edhe zëvendësministra e zyrtarë të tjerë. Një vit ka qëndruar në detyrë kryeshefu i KEK-ut. Njëri me kravatë në burg këta e mbajshin drejtor. Si kjo Qeveri që ka punuar shumë pak, e është korruptua shumë s’ka pas”, ka thënë Haxhiu.
Por, këto akuza dhe leximin e raportin nga DASH, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli i ka mohuar. Ai ka thënë se raporti amerikan nuk ka thënë se në Qeverinë e Kosovës ka korrupsion.