Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Tri faktorët kyç që kontribuojnë me shfaqjen e diabetit të tipit 2

Ngrënia e më shumë ushqimeve të përpunuara dhe më pak drithëra integrale po kontribuon në raste të reja të diabetit të tipit 2 në mbarë botën, sipas një studimi të ri.

Një tjetër faktor kryesor në bumin e diabetit: konsumimi i shpeshtë i mishit të kuq dhe të përpunuar, si proshuta, salsiçet dhe sallami.

Sipas një studimi të publikuar në Nature Medicine, këta tre faktorë, ngrënia e shumë drithërave të plota, shumë drithëra të rafinuara dhe shumë mish, ishin kontribuuesit kryesorë në më shumë se 14 milionë raste të reja të diabetit të tipit 2 në 2018.

Në të vërtetë, vlerësohet se shtatë nga dhjetë raste të diabetit të tipit 2 në mbarë botën në vitin 2018 ishin të lidhura me zgjedhje të dobëta dietike.

“Studimi tregon se karbohidratet me cilësi të ulët janë shkaktari kryesor i diabetit të tipit 2 të shkaktuar nga dieta në mbarë botën”, thotë autori Dr. Dariusz Mozaffarian, profesor i të ushqyerit në Universitetin Tufts dhe profesor i mjekësisë në Tufts School of Medicine në Boston.

“Këto gjetje të reja nxjerrin në pah një fushë të rëndësishme që ka nevojë për vëmendje globale për të përmirësuar statusin ushqimor dhe për të reduktuar barrën shkatërruese të diabetit”, tha Mozaffarian.

Çfarë tregoi studimi:

Mozaffarian dhe ekipi i tij zhvilluan një model kërkimor të marrjes dietike nga viti 1990 deri në 2018 dhe e aplikuan atë në 184 vende, krahasuar me vitin 1990, në vitin 2018 kishte 8.6 milionë njerëz më shumë me diabet të tipit 2 për shkak të dietës së dobët.

Studiuesit kanë zbuluar se ngrënia e tepërt e ushqimit të pashëndetshëm është një shkak më i fortë i diabetit të tipit 2 në mbarë botën sesa mosngrënia e mjaftueshëm e ushqimit të shëndetshëm.