Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Temperatura deri në 28 gradë/ Mot i kthjellët gjatë paradites, në mesditë shtohen vranësirat

Sipas MeteoAlb territori Shqiptar gjatë orëve të paradites; do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas mesditës pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore-veriperëndimore.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të mbetet i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, përjashtuar zonat e bregdetit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të jenë deri në 7°C në zonat malore, ndërsa ulen ndjeshëm maksimalet duke regjistruar vlerën 28°C përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave të dobët dhe lokalë; Më të dukshme reshjet paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat dhe reshjet në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV do të paraqitet; nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta shiu, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Orët e pasdites do të sjellin mbizotërim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të RMV, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të republikës së RMV. Përsa i përket; temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit duke shënuar vlerën minimale 6°C në qytetin e Gostivarit, por mesdita sjell rënie të tyre ku vlera maksimale pritet në qytetin e Manastirit deri në 24°C.

Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Europa

Një sistemi të fuqishëm vranësirash do të përfshijë brigjet Perëndimore – Jugperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në: Britaninë e Madhe; Alpet e Europës si edhe gadishullin Iberik duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Po ashtu, Veriu i Ballkanit do të paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu, ndërsa moti i kthjellët do të mbizotërojë në; Europën Veriore, pjesërisht Qendrën e kontinentit si edhe brigjet e Egjeut.

/abcnews.al/