Momente sfiduese kemi të gjithë, por edhe dëshirën për t’u ringritur
Ka gjashtë hapa që të çojnë drejt lumturisë kur gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për ca kohë.
Sipas Daniel Lumera, autor i “Si të ishte gjithçka një mrekulli” (Come se tutto fosse un miracolo), eksperti i meditimit ka disa këshilla praktike si mund të ndihmosh veten në situata të vështira.
Sipas Lumera, mënyra më efektive për të tejkaluar situata të vështira fshihet pas aftësisë për të mbajtur të pandikuar veten nga dinamika të jetës që nuk na përkasin dhe që nuk na japin ndjesi përmbushjeje. Kështu, mund të tejkalohet stresi dhe sensi i izolimit, po ashtu mund të çlirohet tensioni.
Po cilët janë 6 hapat/ këshillat që të ndihmojnë?
Fjalët janë të rëndësishme!
Mos thuaj për të tjerët asgjë që nuk do e thoje po t’i kishe përballë. Është me rëndësi të thuash çfarë të ndjesh, por edhe t’i ndjesh ato që thua.
Mos lër asgjë pezull për më shumë se 3 ditë!
Çdo problematikë e lindur duhet të zgjidhet brenda tri ditësh nga krijimi. Kështu, do shmangësh pendesën për vendimet që ke marrë dhe do çlirosh veten.
Dhurata!
Jep gjithçka do doje të merrje. Nëse do dashuri, atë jep, por edhe kur vjen puna te sendet, bëji dhuratat në një mënyrë bujare.
Shikoji gjërat me mrekulli!
Jepi një sens magjie gjithçkaje të rrethon duke e parë me çudi dhe duke pritur surprizën. Kështu, do të aktivizosh zonat e të mësuarit në trurin tënd dhe do të zgjosh një ndjesi të mirë surprize.
Boshllëku!
Mbushe jetën me vepra, gjëra dhe fakte. Boshllëku është themel i kreativitetit, ndaj të duhet të ndërtosh një raport të mirë me të.
Sensi i paqes!
Beso në falje dhe liro veten nga dhimbja e mbajtur brenda për një kohë të gjatë. Duhet që ta ndjesh trupin si shtëpinë tënde dhe duhet të marrësh frymë thellë dhe lirshëm. /Telegrafi/