Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 3-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë veten.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Florida, ku i mituri ka qëlluar veten me armën e nënës së tij, e cila punon si efektive policie.
3-vjeçari u plagos në këmbë dhe sapo ndodhi ngjarja, nëna e tij njoftoi ambulancën dhe policisë.
Ai u transportua në spital, tashmë raportohet se është në gjendje të qëndrueshme.
Nëna e djalit, e identifikuar si Stephanie Jerez, është akuzuar për neglizhencë të fëmijës me lëndim të madh trupor.
Arma e saj ishte në pronësi personale dhe jo një armë zjarri që ajo përdorte për punë, sipas policisë.
Policja është arrestuar nga Departamenti i Policisë Homestead dhe është pezulluar nga detyra, derisa të përfundojnë hetimet.
Ajo është urdhëruar të mos blejë, përdorë, posedojë ose mbajë armë zjarri ose municione, përveç rasteve kur ka lidhje me punën.