Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës

 
   

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për Ditën e Punës duke kërkuar ndërgjegjësim për punëtorët.

“Poshtë kapitalizmit, liri klasës punëtore”, “Poshtë oligarkët ekonomik”. “Poshtë kapitalizimi”, “Gratë nuk pushojnë as të dielave”, ishin disa nga parullat me të cilat ata kanë marshuar në drejtim të qeverisë.

Aktivisti Auron Doli tha se jetesa e qytetarëve po kushtëzohet me shitjen e tyre në tregun ekonomik. Andaj sipas tij dita e ditës po bëhen më të vetëdijshëm për realitetin e ri.

Doli: Kapitalizmi nuk mund të ekzistoj pa hierarkinë dhe partiarkatin

“Kapitalizmi premton barazi gjinore por kapitalizmi nuk mund të ekzistoj pa hierarkinë dhe partiarkatin…. Gratë dhe vajzat përveç ndarjes së pa barabartë dhe skllavëruese të punëve të shtëpisë përjetojnë edhe ngacmime, dhunë e vrasje të cilat vetëm sa shtohen. Institucioni i policisë i cili gjithmonë ka shërbyer për të shuar rezistencën ndaj rendit ekzistues vazhdon traditën e vetë edhe në gjendjen më alarmante të këtij bashkëdyzimi shtypës ekonomik dhe gjinor që ka pasur ndonjëherë Kosova. Çlirimi i grave nuk arrihet pa çlirimin e plotë nga kapitalizimi dhe patriarkati”, tha Doli.

Doli poashtu ka përmendur edhe rritjen e pagave të punëtorëve aq sa u takon.

Doli: Akumulim i parasë tek bizneset të reflektohej me rritje rroge

“Ministri i Financave dhe Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të krenoheshin me rastet kur ky akumulim i parasë tek bizneset të reflektohej me rritje rroge dhe kur punëtorëve iu jepet aq sa ju takon. Do të duhej të krenoheshin kur, më në fund, të ndodh një shpërndarje më e mirëfilltë e pasurisë, e jo kur ajo grumbullohet në duar të disa oligarkëve”, shtoi ai.

Ndryshe, për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, janë organizuar protesta e aksione simbolike nëpër sheshet e Prishtinës dhe para Qeverisë së Kosovës.