Sot ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshje ‘pa kufi’ mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku qytetarët e dy vendeve do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët me procedura të shpejtuara, përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.
Kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.
Në orët e para të ditës së sotme, pika doganore e Morinës është përballur me një fluks të madh udhëtarësh nga Kosova, të cilët udhëtonin drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e 1 Majit.
Vetëm në orët e para të ditës së sotme, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetëra autobusë.