Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xhemal Uka lajmërohet nga burgu i Francës, kërkon arsyetim nga Policia e Kosovës që e shpallën si person në kërkim

Policia e Kosovës shpalli dje në kërkim Xhemal Ukën, të dyshuarin për shtytje në kryerje të veprës penale “Degradim i integritetit seksual”.

Gjithçka nisi kur në një lidhje direkte në rrjetin social “TikTok” Uka dhe i riu i njohur si “Valmir bossi” po sfidonin njëri-tjetrin, e ky i fundit u sfidua të puthë organin gjenital të një të mituri.

“Valmir bossi” nuk hezitoi fare të nxjerrë përpara kamerës një fëmijë të mitur, të cilin së pari e zhveshi e më pas edhe e kreu “sfidën”, gjë për të cilën edhe u arrestua nga Policia e Kosovës.

Policia dje kërkoi ndihmën e qytetarëve në kapjen e Ukës, duke thënë se “që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

Megjithatë, Policia duket të mos ketë qenë në dijeni se Xhemal Uka veçse është i arrestuar dhe vuan dënim në një burg të Francës.

Nga atje, ai ka thënë për Indeksonline se nuk e ka detyruar askënë të bëjë asgjë të bëjë me zor.

“Unë s’kam bë asnjë me zor. Të gjithë bëjnë lojë me denime, aty duhet të denohen edhe të tjerët që kanë bërë lojë me denime, duke nxjerrë pjesët intime të trupit, duke dalë nudo, a ku di unë. Nuk është se i bëj vetëm unë këto, se është bë modë tash kjo. Aty çdo gjë është shou. Bëhet çdo gjë për audiencë, për sende, nuk është që e kam bë dikë me zor unë. Valmiri nuk është i vogël…” tha mes të tjerash Uka.

Ai tha se një gjë e tillë për t’u bërë është zgjedhur nga vet Valmiri, teksa bën kërkesë të lihet i qetë të kryejë denimin në burgun ku gjendet.

Ky është prononcimi i plotë i tij:

https://www.facebook.com/watch/?v=749004717222756