Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për katër persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.

Sipas “Express”, autoritetet kanë thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhur ngjarjen.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë policia.