Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore, ja kush është banori që merr rolin e liderit në shtëpi (Video)

Prej mëngjesit të sotëm, Egla është shprehur se nuk ndihet në një gjendje të mirë shëndetësore dhe si pasojë banorja ka përfunduar e shtrirë në shtratin e saj, duke marrë serum.

Pavarësisht se gjendja e saj është paksa më mirë, Egla nuk është në gjendje që të drejtojë shtëpinë në rolin e lideres dhe për këtë arsye, ajo ka vendosur që rolin e saj t’ja japë banorit më të ri në shtëpi, Çimit.

Egla: Çimi të bëj zëvëndësim të lidershipit sepse e kam të pamundur sa të marr veten, ndoshta deri nesër. Mund të më përfaqësosh. Mundesh?

Çimi: Patjetër. Çfarë duhet të bëj?

Egla: Po organizo banorët. Ndaju nja dy vende pune, kryesisht lavanderia, kuzhina, banjot dhe gocat tek grimi. Nuk ka shumë gjëra. Komunikoja si të duash ti. Mua më ke tek lavanderia sa të marr veten se është pak në rregull ajo, të tjerat ndaji si të duash.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)