Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Serbia hapur tregoi se është me Rusinë” / Thirrje BE-së, NATO-s dhe SHBA-së: Ta sanksionojnë…

 
   

Përbërja e Qeverisë së Serbisë ka alarmuar botën perëndimore. Kjo me vet faktin se dy persona të cilët Amerika I vendos në listë në zezë, janë propozuar si pjesë përbërëse e qeverisë serbe.

Aleksandar Vulin, është rikthyer në postin e zëvendëskryeministrit dhe Nenad Popoviq, është emëruar në postin e ministrit pa partofol

Profesori nga Lugina e Preshevës, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se me këtë përbërje as Millosheviqi nuk ishte më anti-evropina se Serbia në kohën e sotit.

Sipas tij, Serbia doli hapur kunër NATO-s duke treguar qartë se ajo është me Rusinë.

“Me këtë përbërje Qeveria e Republikës së Serbisë, as në kohën që udhëheqte me Serbinë kasapi i Ballkanit Sllobodan Millisheviqi, nuk ishte më anti-evropian.

– Aleksandar Vulin, është rikthyer në postin e zëvendëskryeministrit, të ri të Serbisë Millosh Vuçeviqin, ish-Udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, dhe

– Nenad Popoviq, është emëruar në postin e ministrit pa partofol, të dy janë në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë. Po ashtu Ivica Daçiq, ishte Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ministër i Jashtëm, prapë do të mbetet Ministër, është gjatë në jetën politike në Serbi.

Tani është kundër NATO-s, pasi ka dy ministra që janë në listën e zezë, dhe shtetet anëtare të BE-së duhet ta kenë të qartë që Serbia, tani po tregon qartë se është me Rusinë”, thotë ai.

Në fund, profesori bën thirrje që BE, SHBA, dhe NATO të mos investojnë, por ta sanksionojnë Serbinë dhe t’i vënë kushte asaj.

“Strukturat dhe mekanizmat e Bashkimit Europian duhet më qartë t’i bëjnë me dije Serbisë që mos t’ia lehtësojnë kushtet dhe favorizojnë pasi ishte agresore dhe bëri gjenocidë në hapësira të ish-Jugosllavisë. Beogradi shumë më afër është pro-Kremlinit, tani shumë larg me BE-në. Serbia jo që nuk është me Evropën, por është shumë larg me struktura të BE-së, NATO-s dhe nuk përfill as listat e zeza të SHBA-së, kjo kuptohet që është në miqësi të përhershme me Rusinë.

momenti i fundit, që BE-ja, NATO-ja dhe SHBA-të, të mos investojnë në Serbi, të sanksionojnë atë, t’i vënë kushte”, përfundon ai për “Bota sot”.