Sipas MeteoAlb, kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm; ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.
Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendin; kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të natës kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend.
Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 6°C deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.
Era; do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante.
Përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Përgjatë gjithë 24- orëshit; republika e RMV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të RMV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Europa
Brigjet e Egjeut si edhe pjesërisht, gadishulli Apenin do të vijojnë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht; Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe Europa Qendrore do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ku problematike situata do të jetë në Britani, Gjermani dhe Holandë. Po ashtu; rrebeshe shiu do të kenë vendet e Ballkanit ku herë pas here priten edhe mini-stuhi ere.