Një punëtore në një furrë buke në Mitrovicë të Veriut është gjendur e vdekur brenda vendit të saj të punës të mërkurën në mesditë.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar pa shenja jete në spital.
“Viktima ishte punëtore e furrës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi policia.
Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar se viktima është Vjollca D., një 35-vjeçare shqiptare.
Ajo dyshohet se vdiq si pasojë e një sulmi në zemër.