Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykata merr vendim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë, Tom Dodaj lirohet nga paraburgimi, mbrohet në liri

Gjykata Supreme e Kosovës ka marr vendim që Tom Dodaj i arrestuar për shitjen e armës tek Granit Plava, dorasi i vrasjes së Liridona Ademajt do të mbrohet në liri.

Kështu ka konfirmuar Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi për Gazetën Insajderi.

“Pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit T.D, të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore Prishtinë dhe kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës me datë 17.04.2024 ka marr vendim dhe ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, ashtu që të pandehurit T.D i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Naim Mureslit, Kushtrim Kokallës e Granit Plavës iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe dy muaj.