Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humb jetën në punë një punonjës lavanderie në Tiranë, çfarë dyshohet

Një punonjës lavanderie ka humbur jetën pak pas mesditës së sotme në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi Gj. P., 65 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”. Sipas bluve të kryeqytetit, dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.