Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës.
Shkak është bërë konflikti me djalin e saj 19-vjeçar, Henri Breçani, pasi ky i fundit i ka kërkuar para për të blerë lëndë narkotike.
Pas kësaj, ajo ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës. Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet në gjendje kritike për jetën në repartin e toksikologjisë.
Nga ana tjetër djali i saj është shoqëruar në polici, teksa ai ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur punonjësit e policisë.