Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Kurti e ka quajtur këtë proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.
“Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri. Andaj regjistrohuni edhe ju për të planifikuar të ardhmen!”, ka shkruar Kurti.
Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.
https://www.facebook.com/watch/?v=969276104392728