Agon Batusha, anëtar i Komisionit për Integrim Evropian nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Asociacioni nuk ka qenë parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës
“Në raportin e dërguar nëpër Asamblenë Parlamentare nuk ka qenë si parakusht dërgimi draft-Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese. Kështu që, aktualisht shtetet veç e veç mund të kenë pretendime të ndryshme por të cilat ne si deputet të Komisionit nuk jemi të informuar zyrtarisht”, tha Batusha.
Poashtu, Batusha tha se besojnë që anëtarësimi i Kosovës në KiE do të jetë në agjendë dhe se Kosova do të gjejë mbështetje.
“Ne besojmë që do të jetë në agjendë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe do të kemi mbështetje, por për hapa të mëtutjeshme natyrisht që diplomacia ka më shumë të dhëna në këtë rast, pra Qeveria ka më shumë të dhëna për këtë dhe Komisioni ose Grupi i cili merret Këshillin e Evopës në Kuvendin e Kosovës. Ne momentalisht nuk kemi më shumë të dhëna të asaj që do të vazhdohet më tutje me procedura”, tha Batusha.