Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, polica nis hetimet

Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Doblibarë të Gjakovës.

Policia dhe njësitet e nevojshme mjekësore kanë konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe se policia ka hapur rast hetimi.

Ketë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj.